Studentët e KEDS Academy në vizitë profesionale në Turqi
Dhjetë studentë të gjeneratës së pestë të KEDS Academy kanë qëndruar në Turqi fundjavën e kaluar.
Përgjatë tri ditëve, studentët e këtij programi mësimor kanë zhvilluar vizita në kompanitë “Limak” dhe “Çalik”, si dhe kanë mbajtur trajnime që atyre do t’u shërbejnë për ngritje profesionale.
Vizitën e parë gjatë qëndrimit në Turqi, studentët e zhvilluan në kompaninë “Limak Energy”.
Ata kanë parë nga afër se si zhvillohet puna në këtë kompani dhe thelluan njohuritë e tyre rreth menaxhimit të Departamentit të Tregtimit të Energjisë Elektrike.
Zëvendësdrejtori gjeneral i “Limak Energy”, Mesut Serhat Dinc, i cili është edhe anëtar i Bordit ekzekutiv në KEDS-it, njëherësh edhe ideator i KEDS Academy, e ka lavdëruar punën që po bëhet në këtë program mësimor. “Edhe ky vit ka qenë një vit i suksesshëm. Është një udhëtim që po e shijojmë të gjithë. Unë shoh studentët, gjeneratën e re që janë shumë të kënaqur nga ky projekt. Kjo është shtysë për neve që të vazhdojmë projektin edhe më tutje. I falënderoj mentorët dhe stafin e KEDS-it për punën. Edhe kjo gjeneratë e KEDS Academy është e mirë dhe pres që edhe në të ardhmen të punojë me ta në aspektin profesional. Ky udhëtim nuk përfundon, është vetëm fillimi, dhe do të vazhdojë më tutje në zyrat e KEDS”, ka deklaruar Dinc.
KEDS Academy është program mësimor që organizohet nga KEDS-i dhe ka për qëllim të përkrahë studentët vendorë të Universiteteve Publike të Kosovës në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional.
Akademia ofron programe të akredituara për studentë të institucioneve të arsimit të lartë dhe programe tjera interaktive për studentë të shkollave të mesme teknike në Kosovë, me qëllim të zvogëlimit të numrit të papunësisë duke ofruar mundësi punësimi në KEDS dhe njohuri për punësim në ndërmarrje tjera të ngjashme.
Drejtoresha e Komunikimeve në KEDS, Naxhije Arifaj, tha se ky është program i rëndësishëm për edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kjo, sepse siç tregon ajo, studentëve të kësaj akademie pas përfundimit të programitu jepet mundësia e punësimit nëKEDS, programi gjithashtu u ndihmon për avancim tëmëtutjeshëm,si dhe krijohen gjenerata që do tëjapin kontributin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit energjetik në vend.
“Kjo është gjenerata e pestë e akademisë dhe kjo nuk është hera e parë që ne dërgojmë studentët në Turqi. Kjo vizitë u shërben atyre për thellimin e njohurive dhe ne jemi të kënaqur që kemi mundësi t’u ndihmojnë atyre në këtë drejtim”, ka thënë Arifaj.
Studentët vizituan edhe Çalik Holding, tjetër korporatë me renome në Turqi. Ata u mirëpritën nga drejtori gjeneral i Çalik Energy dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të KEDS, RidvanAkturk.
Ai u shpjegoi studentëve aktivitetet e korporatës, me theks të veçantë ato të fushës së energjisë.
“Kompania është si familja. Në familje secili punon që të zgjidhë një problem dhe në këtë mënyrë avancohet ajo. Trajtojeni kompaninë si të tillë. Ju siguroj se edhe ajo do t’ju trajtojë njësoj. Në të njëjtën kohë shfrytëzoni mundësitë që ju jepet për t’u avancuar. Mësoni dhe punoni shumë”, ka thënë Akturk.
Në ditën e tretë të vizitës studentët qëndruan nëUniversitetin Boğaziçinë Stamboll.Aty janë pritur nga drejtori i Qendrës për Mësim Gjatë Gjithë Jetës në këtë universitet, z. Tamer Atabarut.
Studentëve u është shpjeguar historia e universitetit, programet e studimit dhe mënyra e organizimi të tij.Pastaj, ata kanë vijuar trajnimin që ka zgjatur gjatë gjithë ditës me fokus fillimisht në shkathtësitë komunikuese e më pas me punë praktike. Ata kanë vazhduar pastaj me trajnimin nëlaboratorinpër testimin e pajisjeve elektrike qëështë në kuadër të universitetit, e qëështë ndër më të mirët në Europë për çështjet energjetike.
Për studentët, kjo eksperiencë ishte shumë e dobishme. Ata thanë se kanë përfituar shumë nga ky udhëtim profesional.