Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” presin përgjigje nga kryeministri dhe MAShT-i
20 shkurt 2018
| 23:50
Kryetarja e Parlamentit Studentor në Universitetin “Haxhi Zeka”, Kaltrina Arifaj, muajin e kaluar ka bërë një kërkesë te kryeministri dhe te MAShT-i, të cilës ia ka bashkangjitur edhe 1 200 nënshkrime të studentëve në përkrahje të iniciativës së saj që studentëve të këtij universiteti t’u ndahen bursa.
Sipas Arifajt, studentët e këtij universiteti që katër vite nuk kanë marrë bursa.
Ajo ka bërë me dije se akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga kryeministri dhe as nga MAShT-i, raporton “Epoka e re”.