Studentët e Universitetit të Pejës dorëzojnë petecionin për bursa tek Veseli
Parlamenti Studentor i Universitet të Pejës “Haxhi Zeka”, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli petecionin e nënshkruar nga 1200 studentë për problemin e bursave.
Lajmi për këtë është bërë i ditur përmes një postimi në “Facebook” nga Parlamenti Studentor i këtij univeristeti.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot gjatë dites bashkë me Sekretaren e PS Diellza Ukaj , antarin e PS njëkohësisht edhe nënkryetari për marrëdhënie ndërkombëtare, Ermir Çitaku dhe Kyetarin e Këshillit te Studenteve ne Fakultetin e Biznesit Patrik Nushi, dorëzuam peticionin me rreth 1200 nenshkrime ku zhvilluam disa takime mjaftë të rendesishme përfshirë ktu edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosoves dhe disa deputet të Kuvendit të Kosove ku edhe na përgezuam për inciativen dhe morëm mbështetje të pakontestueshme edhe nga Kryetari edhe nga deputetet.
Kërkesën e dorëzuam edhe te Kryeministri Ramush Haradinaj.
Te Ministri z Shyqiri Bytyqi-M.A.SH.T
Te Ministri z.Bedri Hamza-M.Financave.
Vlen të theksohet një lobim i jashtëzakonshem i ish liderit të USSH-së Ervin Shabani për permbushjen e plotë të kesaj kerkese, ku përmes tij arritëm ti bëjmë këto takime të rëndësishme.
Se shpejti puna dhe veprat tona do sjellin rezultat, ne nuk ndalemi!
Me respekt: Kryetarja e Parlamentit Studentorë, Kaltrina Arifaj.