Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”, fitues në garën për lëndët penale juridike
28 dhjetor 2017
| 20:01
Të enjten në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është mbajtur gara ndërmjet universiteteve publike të Republikës së Kosovës, Fakulteteve Juridike të Universitetit të Prishtinës, të Prizrenit, të Pejës dhe të Mitrovicës.
Kjo garë është organizuar nga NCSC në kuadër të programit “Kërko drejtësi” të financuar nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së.
Pas vlerësimit nga ana e jurisë profesionale të gjykimeve të simuluara, fitues doli Fakulteti Juridik i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, duke fituar pikët maksimale në të gjitha rolet e simuluara në këtë seancë.