Studentët i japin “infuzion” UP-së
03 prill 2018
| 14:09
Para Fakultetit të Arteve në Prishtinë është shpalosur instalacioni “Protesta”, që ka për qëllim kundërshtimin e gjendjes në të cilën ndodhet sistemi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Studentët kanë vendosur një “infuzion” para këtij fakulteti me anë të të cilit UP-ja të kthjellohet sërish.
Përmes kësaj përformance, studentët kanë thënë se UP-ja është në gjendje kome.
Pas përfundimit të kësaj përformance, studentët e kanë larguar instalacionin e vendosur në objektin e Fakultetit të Arteve.