Studentët kërkojnë dorëheqjen e Rektorit Marjan Dema
01 shkurt 2018
| 10:56
Disa studentë të organizatës “Demokracia Studentore” dolën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me parregullsitë që këta po pretendojnë se po i bën rektori Marjan Dema.
Kryetari i Mexhit Rramusa në emër të studentëve tha se po kërkon dorëheqjen e rektorit dhe përgjegjësi nga ai lidhur me tenderin “te pishat”, rastin “Graniti” e deri tek avancimet e paligjshme.
Rektori Dema, i cili i takoi studentët pas kërkesë së tyre, kërkoi nga ta që t’i bëjnë me shkrim këto ankesa në organet kompetente.
Ai vlerësoi se është duke e drejtuar me ndershmëri Universitetin në çdo aspekt./klankosova.tv/