Studentët kërkojnë ratifikimin e demarkacionit

07 mars 2018 | 18:12

Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar të mërkurën para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën e vetme që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Stop izolimi”, “Kosova pikë e zezë në Evropë”, “Votojeni demarkacionin”, “Nuk kam pasaportë shqiptare”, ishin vetëm disa nga kërkesat e studentëve drejtuar deputetëve të Kosovës.

Përveç parullave, studentët kishin veshur edhe fanella me ngjyrë të portokalltë, e cila simbolizon të burgosurit.

Njëri nga organizatorët e protestës, ka kërkuar që deputetët e Kosovës të marrin vendime në interes të qytetarëve.

Edhe pse numri i protestuesve ishte i vogël, për t’i përkrahur këta studentë para Kuvendit të Kosovës kishte dalë edhe Berat Buzhala, i cili kërkesën e tyre e konsideron njerëzore.

Buzhala ka thënë se Kosova është një burg masiv i cili i ngjason atij të Dubravës, dhe se për një liri të tillë nuk kanë luftuar shqiptarët.
Studenti Arbër Rama ka pohuar se me këtë protestë po e kundërshtojnë izolimin që po i bëhet Kosovës.
/KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të…