Studentët kërkojnë tërheqje të vendimeve ose dorëheqje të ministres Bajrami

19 maj 2020 | 11:48

Organizatat e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të mbështetura nga shoqëria civile, kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku kanë kërkuar anulimin e vendimit të ministres në detyrë, Hykmete Bajrami, për emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues si dhe për anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë institucion të lartë arsimor.

Me anë të kësaj proteste, përveç që shprehën pakënaqësi, ata kërkuan nga ministrja Bajrami që t’i tërheqë vendimet ose të dorëhiqet nga pozita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personat që kanë astmë dhe vuajnë nga probleme të tjera…