
Studentët krijojnë një qen robot
26 maj 2019
| 13:19
Disa studentë në Kaliforni kanë krijuar një qen robot, i cili ka katër këmbë dhe mund të rrokulliset e të ngrihet në ajër.
Qeni robot është në gjendje t’i ngrehë tri nga këmbët e tij në ajër deri në gjysmë metër lartësi.
Ky prodhim ka kushtuar rreth 3 000 dollarë dhe është krijuar me qëllimin që të riprodhohet përsëri në të ardhmen.
Pas disa vjetëve këta robotë mund të kushtojnë qindra e mijëra dollarë pasi do të jenë edhe më të mbrojtur.