Studentët me aksion para Fakultetit Ekonomik, ankohen se pjesë e stafit janë emëruar si të dënuar

26 tetor 2021 | 12:03

Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, të martën ka mbajtur aksion simbolik para Fakultetit Ekonomik lidhur me parregullsitë e shumta siç kanë thënë ata në këtë fakultet.

Lidhur me këtë, Edi Zenelaj, anëtar i kësaj organizate ka thënë se po bëhen shumë padrejtësi tek emërimi dhe riemërimi i stafit akademik.

“Në maj të këtij viti ky fakultet ka shpallur konkursin për riemërimin e stafit të ri akademik ku ka pasur shumë shkelje dhe padrejtësi. Po ashtu dihet që në medie kanë qarkulluar se ka pasur edhe emra me dënime gjyqësore, dënime me burg, dhe veprime që e forcojnë nepotizmin”, ka thënë Zenelaj.

Më tutje, Zenelaj ka thënë se pjesë e stafit janë bërë njerëz të dënuar e akuzuar për vepra penale.

“Rektorati nuk ka reaguar fare dhe nuk ka marrë masa ndëshkuese, andaj ne parashtrojmë pyetje se si është e mundur që të ligjëroj dikush që ka vepra penale dhe pse po vonon stafi i etikës. Fakulteti Ekonomik ka parregullsi të mëdha”, është shprehur ai.

Studentët nga kjo organizatë kanë kërkuar që të ndalet nepotizmi në këtë fakultet duke paralajmëruar edhe protesta të tjera. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësueses s së Kosovës, Milot Rashica, e ka…