Studentët në konvikte, të gjithë të vaksinuar
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka bërë me dije se në konvikte janë vendosur 4 000 studentë.
Ai ka thënë se kusht për pranimin në konvikte ka qenë vaksinimi i studentëve, teksa ka shtuar se kanë pasur dy vite të vështira për shkak të karantinës.
“Këtë vit akademik fatmirësisht na u ka lejuar që të t’i vendosim aq student sa kemi kapacitete , pra i kemi 4 000. Mirëpo ata student që i kemi vendosur kanë qenë të detyruar që të jenë të vaksinuar dhe kështu që të gjitha kapacitetet i kemi të mbuluara me studentë. Ne kemi përshkrim të detyrave të punës që të menaxhojmë me studentë”.
“Kemi pasur dy vite të vështira është dashtë me u marr edhe me punë të tjera që nuk na kanë takuar dhe që nuk kemi pasur ekspertizë, rasti i karantinës. Prandaj puna me student na duket shumë e lehtë dhe shumë e zakonshme, rutinë”, ka thënë ai për “EO”.
Po ashtu, Sfishta ka thënë se ushqimin në mensë studentët e marrin në paketime speciale për t’u ushqyer në hapësirat e konvikteve.