Studentët nga Mitrovica e Veriut dhe Beogradi përkrahin protestuesit në Zveçan

08 qershor 2023 | 12:42

Studentët e “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicën e Kosovës” dhe kolegët e tyre nga Beogradi – anëtarë të Konferencës së Përhershme të Universitetit të Serbisë, Skonus – përkrahën protestuesit në Zveçan, në ditën e 11-të të protestave kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale.

Studentët kishin veshur bluza me një karikaturë mbi to, ku shkruhej “dil vogëlushe”, që sipas tyre dërgonte mesazhin që kryetarët të dilnin nga komunat, raporton Rel.

Kënga me këtë titull, nga opusi popullor i muzikës serbe, është dëgjuar edhe në ditën e parë të protestës, e cila përfundoi me incidente mes qytetarëve dhe KFOR-it, 30 ushtarë të të cilëve mbetën të lënduar.

Nxënësit kënduan refrenin e këngës pranë vendit ku ndodhen ushtarët e KFOR-it, afër komunës. Këngët patriotike si “Lumturoheni serbë” kanë vazhduar të transmetohen nga altoparlantët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Objektivi për mesfushën e Lazios quhet Jorginho. Mesfushori i Arsenalit…