Studentët nuk ndalen, edhe sot në protestë
18 dhjetor 2018
| 10:30
Studentët në Shqipëri do të protestojnë sërish sot për plotësimin e tetë kërkesave të tyre.
Ata kanë njoftuar se do të mblidhen në orën 8:30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Kryefjala e studentëve është plotësimi i tetë pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.
Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.