Studentët pamundësojnë zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit të UPZ-së (Video)

31 tetor 2018 | 16:05

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) nuk kanë arritur të marrin vendim që Ismet Temaj të caktohet ushtrues detyre i rektorit të këtij universiteti.

Kjo ka ndodhur pasi studentët e UPZ-së duke respektuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit kanë parandaluar këtë veprim duke u futur në sallën ku ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të UPZ-së.

Vlen të theksohet se kjo gjykatë ka nxjerr aktvendim i cili është i plotfuqishëm dhe ia ndalon Temajt të ushtrojë funksionin e rektorit deri në vendimin përfunduar, i cili do të merret gjatë muajit nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, të…