Studentët: Presim deri të martën, më pas hyjmë në grevë urie
09 dhjetor 2018
| 09:01
Edhe të shtunën, pavarësisht se ishte ditë pushimi dhe një mot me shi, me mijëra studentë ishin grumbulluar para Ministrisë së Arsimit për të protestuar për kauzën e tyre.
Ata kanë renditur tetë kërkesa drejtuar ministres Nikolla, e kreut të qeverisë Rama. E nëse ato nuk do të realizohen ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.
“Do të presim deri ditën e martë. Nëse asgjë nuk ndryshon do hyjmë në grevë urie”, shprehet një prej protestuesve.
Ata vijojnë përpjekjet që mos ta politizojnë protestën e tyre, duke larguar edhe protestuesit e unazës së re, të cilët iu bashkuan atyre të veshur me jelekë të verdhë.