Studentët protestojnë për mosliberalizimin e vizave
24 dhjetor 2018
| 11:46
Me moton “Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen” ka nisur protesta e studentëve të Kosovës për mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian (BE).
Marshi protestues ka nisur nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kërkuar heqjen e vizave të qytetarëve të Kosovës.
Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn ka përmendur vitin 2020 si vit kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.