Studentët s’duan ta studiojnë Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe
Në afatin e parë në departamentin e gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës aplikuan 20 veta e që të gjithë u pranuan.
Në këtë departament mbetën edhe 40 vende të lira të cilat u synuan që të mbusheshin në afatin e dytë, por që në këtë afat aplikuan vetëm 34 studentë, raporton Klani.
E Bardh Rugova, shef i këtij departamenti, tha se studentëve po u bëhet presion për të mos u regjistruar aty.
Më keq se departamenti i Gjuhës është ai i Letërsisë Shqipe, në të cilin në afatin plotësues kanë aplikuar 17 persona e në të parin vetëm 6, pesë nga të cilët janë pranuar.
Ndërsa dekanja e këtij Fakulteti Lindita Rugova thot se ka një mosinteresim global për të studiuar dijet humanistike.
E për këtë, Rugova ia lë fajin Ministrisë së Arsimit, që sipas saj, më 2013 e ka aprovuar një vendim, me të cilin e ka hequr masterin e mësimdhënies së gjuhës dhe atë të letërsisë shqipe dhe i ka bartur, pa vullnetin e Filologjikut, në Fakultet të Edukimit.