Studentët serbë me gjasë nuk do të shkojnë për vizitë në Prekaz

17 korrik 2022 | 12:53

Një grup i studentëve që po marrin pjesë në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës, me shumë gjasë nuk do ta vizitojnë Prekazin.

Në kuadër të të këtij organizimi po marrin pjesë edhe një numër i studentëve nga Serbia.

Në agjendën e vizitave për ditën e sotme shihet se studentët do ta vizitojnë qytetin e Pejës dhe Radavcin.

Paralajmërimi se një grup i studentëve serbë mund ta vizitojë Prekazin ka nxitur reagim tek tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza”.

Ata kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë vizitën e tyre në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani ka marr…