Studentët vendosin flamuj amerikanë para Qeverisë
10 mars 2020
| 20:59
Studentët e universitetit të Prishtinës, para qeverisë së Kosovës, kanë mbajtur aksion simbolik lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bekim Ibishi, student, është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos i cenojë marrëdhëniet me ShBA-në.
Ai u shpreh se studentët janë të shqetësuar me deklarimet gjatë ditës së mërkurë të zyrtarëve amerikanë për tërheqje të trupave dhe saksioneve ndaj shtetit të Kosovës.
Ibishi u shpreh po ashtu se nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apo partie tjetër, por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe e qytetarëve tanë.
Studentët në rrethojat e objektit të Qeverisë kanë vendosur flamuj amerikanë.