Studentëve të ndërtimtarisë iu shpërndahet libri ‘Rezistenca e Materialeve’
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2022-2023, studentëve të vitit të dytë në Fakultetin e Ndërtimtarisë të drejtimeve Konstruksione dhe Hidroteknikë u është shpërndarë libri “Rezistenca e Materialeve” (Mekanika e Materialeve I) të Prof.Ass.Dr. Arton D.Dautaj.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësuesit e “Alb-Architect”, bashkë me Prof.Ass.Dr. Arton D. Dautaj dhe stafin akademik të Fakultetit të Ndërtimtarisë.
“Alb-Architect” përgëzon profesorin Dautaj për përkushtimin e tij në përgatitjen e këtij libri krahas kontributit të vazhdueshëm akademik dhe profesional.
Si anëtar i Bordit Industrial të Fakultetit të Ndërtimtarisë (BI), “Alb-Architect” është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë të stafit akademik të FN në përpjekje për të rritur cilësinë e botimeve profesionale të fokusuara në fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës.