Studentja e Kolegjit AAB si gjyqtare ndan drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare
Fitore Govori, studente e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në ndeshjen mes Maltës dhe Latvisë si pjesë e UEFA Women’s Nations League.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin Ta’ Qali (Centenary Stadium) të Maltës, ku Fitorja me sukses ndau drejtësinë për dy ekipet dhe përfaqësoi Kosovën denjësisht.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Kolegjit AAB.
“Studentja e Kolegjit AAB si gjyqtare nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare”, është shkruar në llogarinë e AAB-së në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i tyre:
Studentja e Kolegjit AAB si gjyqtare nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare
Fitore Govori, studente e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në ndeshjen mes Maltës dhe Latvisë si pjesë e UEFA Women’s Nations League.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin Ta’ Qali (Centenary Stadium) të Maltës, ku Fitorja me sukses ndau drejtësinë për dy ekipet dhe përfaqësoi Kosovën denjësisht.
Përveç Fitores edhe dy gjyqtaret tjera nga Kosova, Rita Vehapi dhe Lumturije Muhadri ishin pjesë e pesë ndeshjeve tjera nga kjo ligë.