Studentja japoneze shkruan esenë e padukshme
Një studente japoneze, adhuruese e historive “ninxha”, bëri diçka që çuditi të tjerët. Ajo pasi dorëzoi letrën krejtësisht të bardhë, mori notën më të lartë. Profesori u mahnit pasi zbuloi se eseja e saj ishte shkruar me një bojë të padukshme.
Eimi Haga ka ndjekur teknikën e ninxhave, “aburidashi”. Ajo kishte shpenzuar orë të tëra për të shkruar me ‘soje’ esenë e padukshme.
Fjalët u shfaqën kur profesori i saj e nxehu letrën mbi stufën e tij të gazit.
“Është diçka që unë e kam mësuar kur kam qenë e vogël”, ka thënë Haga për BBC.
“Unë shpresoja që askush tjetër të mos vinte me të njëjtën ide”.
Haga ka qenë e interesuar në ninxha, agjentë të fshehtë e vrasës të Japonisë mesjetare, që nga koha e vogëlisë, kur për herë të parë pa një shfaqje televizive të animuar për fëmijë.
Pasi u regjistrua në universitetin Mie në Japoni, studentja e vitit të parë, pasi ndoqi mësimin për historinë e ninxhave, i është kërkuar që të shkruajë rreth një vizite të saj në muzeun e ninxhave në Igaryu.
“Kur profesori tha në klasë se ai do të jepte nota të larta për kreativitet, unë vendosa që ta bëjë esenë time të dallojë nga të tjetër”, ka thënë ajo. “Kam menduar gjatë, derisa vendosa që ta përdori ‘aburidashi’”.