Studentja nga Kosova vdes tragjikisht në Itali
Studentja nga Kosova Donika Nikollbibaj, ka vdekur në Itali.
E ndjera po merrte rrugën për në vendlindje derisa ishte aksidentuar.
Lajmin e bërë me dije profesor Kolë Krasniqi, i cili është daja i të ndjerës.
Krasniqi ka thënë se Nikollbibaj i kishte përfunduar studimet në Universitetin e Veronës.
Ai ka njoftuar se mbesa e tij veçse e kishte nënshkruar edhe kontratën e punës.
“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke t’i ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër të thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.