Studentja me sindromën Down diplomohet me notën maksimale
04 maj 2018
| 10:41
Giulia Sauro është 33-vjeçare dhe vuan nga sindroma Down. Sëmundja e saj nuk e ka penguar atë t’i vazhdojë studimet.
Ajo ishte shumë e vendosur në këtë drejtim dhe ka përfunduar studimet universitare, duke diplomuar në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Napolit me maksimumin e pikëve, raporton “tgcom”.