Studim gjithëpërfshirës për mitin dhe gjenocidin serb
Recension për librin e prof. dr. Arsim Bajrami, Gjenocidi i Serbisë në Kosovë / Aspekte juridike. Botoi: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës / 2023.
Prof. dr Agim ZOGAJ
Krimi serb mbi shqiptarët, në veçanti, ndaj popullit të Kosovës, që nga mbretëria e Nemanjiçëve, përfshirë, persekutorin e madh, Stefan Dushanin dhe, deri në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999, kishte qenë, gjenocid i organizuar dhe i paramenduar nga shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe. Përbindshat mesjetar serbë, por, edhe ata serbë të tjerë të epokave moderne, deri te, dje, tirani, nazisti patologjik, Millosheviç, sot bashkëkriminelët e tij, Vuçiqi, Daçiqi e tjerë, kurrnjëherë nuk u ndalën, në projektet, luftërat, për ta shfarosur racën e popullit shqiptar, me barbarinë më çnjerëzore që e njohin shek. XIX dhe shek. XX-të. Porositë fashistoide serbe ishin shndërruar në opium gjithëserb: shqiptarët duhet zhdukur, ata janë fatkeqësia serbe, ata e pengojnë shtrirjën e pansllavizmit në këto hapësira, në detin shqiptar, janë faktor destabilizues. Regjimet pushtuese serbe, logjika e tyre raciste, ne shqiptarëve na panë si komb, i cili, duhet zhdukur. Shqiptarët duhet përzënë nga Kosova, por, sipas ideologëve të nazifashizmit serb, ne shqiptarëve duhet përzënë edhe nga Shqipëria. Idetë e tilla, të shndërruara në ideologjinë gjenocidiale serbe, në projektet çetnike shtetërore, janë shkruar, siç argumentohet në librin e prof. Arsim Bajrami, në elaboratet e Ilija Garashaninit, Jovan Cvejiçit, Vlladan Gjorgjeviçit, Vasa Çubrilloviçit, Ivo Andriçit, ideologut çetnik, Stevan Moljeviçit, ideologut të Shën-savizmit, peshkopit, Nikolaj Velimiroviç, më vonë, nga ideatorët e racizmit modern serb, Dobrica Qosiqit, Vojisllav Shesheli dhe akademikëve të tjerë serbë të fundshekullit të XX-të. Kohë më parë, kryeministrja serbe, kishte thënë: “Ju keni punë me njerëz të cilët kanë dalur nga malet…”!? Pra, e njëjta shqiptarofobi, e njëjta ideologji çetnike, raciste, sikur një shekull më parë kur, një ish kryeministër i atëhershëm serb, Vlladan Gjorgjeviç, në librin e botuar në gjermanisht shkruante ( 1913 ):”… shqiptarët flejnë në drunj, në të cilët, e kanë të lidhur bishtin”! Propaganda dhe dhuna serbe, në përmasa të gjenocidit kundër popullit shqiptar, siç argumenton, prof. Arsim Bajrami, duhet analizuar edhe në kontekstin e përplasjes së dy qytetërimeve: atij perëndimor, të cilit, historikisht i takojmë si komb, dhe qytetërimit lindor sllav/serb, që, ndryshe, përcaktojnë opsionet e demokracisë dhe të totalitarizmit!
Libri më i ri i profesor, Arsim Bajramit, është me tepër se një sprovë e guximshme akademike, sepse, për herë të parë, në fushën e mendimit akademik, politik shqiptar, argumenton të vërtetën, jo vetëm historike, juridike, se, Serbia në luftën e Kosovës, 1998 -1999, bëri gjenocid mbi popullin e Kosovës, se, Gjykata Speciale, dosjet e saja të montuara, janë një farsë, me objektiva politike të Serbisë dhe aleatëve të saj!
Pasi i qartëson elementet kryesore të origjinës së gjenocidit, historinë e gjenocidit nëpër etapat historike, kriteret për penalizimin e gjenocidit, prof. Bajrami, duke iu referuar studiuesit, profesorit, ekpertit, Gregory Stanton, saktëson se, “. .. gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë një plan i orkestruar, planifikuar nga zyrtarë më të lartë në institucionet shtetërore, kulturore, edukative dhe fetare të shtetit serb me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve dhe spastrimit etnik të territorit të Kosovës…”. Ngjashëm, sikur profesor Bajrami, edhe historiani amerikan, Robert J. Donia, nga Universiteti i Michigenit, shkruan se: “… nacionalizmi serb është ideologji e cila i ka ndryshuar rrjedhat historike, ka prodhuar spastrim etnik dhe së fundi gjenocid”! Në fakt, siç e kishte thënë z. Kadri Veseli, në një mbledhje të Kuvendit të Kosovës,:” Gjithçka në Kosovë ishte target i gjenocidit serb, vetëm pse ishim shqiptarë”!
Miti i rrejshëm serb për Kosovën, ndërsa, ishte dhe vazhdon të jetë frymëzim ideologjik, trishtues për gjenocidinë, për barbaritë serbe ndaj ne shqiptarëve. Miti i rrejshëm serb për Kosovën, e bën ndërlidhjen midis politikës ekspansioniste serbe dhe mitologjisë nacionale, çetnike serbe për “Serbinë qiellore” dhe për, “Botën serbe”, përkatësisht, Botën ruse”! Të këtilla, ishin dhe janë elitat akademike, politike, shtetërore, klerike, të Serbisë, të cilat, edhe përmes ideologjisë së klerofashizmit serb, qe njëqind vjet, nuk u ngop dot, me gjakun e shqiptarëve!
Në fakt, nga aspekti i së Drejtës Ndërkombëtare Penale, mbështetur në kriteret e Konventës së OKB-së, të vitit 1948, për krime dhe gjenocid, shteti i Serbisë, në mënyrë sistematike, në veçanti, gjatë viteve 1998-1999, i zbatoi metodat më brutale të gjenocidit mbi popullin e Kosovës. Tribunali Penal Ndërkombetar për ish Jugosllavi, në rastin e akuzimit të grupit drejtues të shtetit serb, kishte theksuar se dekretet përkatëse, të nxjerra nga shteti serb gjatë luftës në Kosovë, ishin në funksion të spastrimit etnik, deportimeve të dhunshme, zhdukjës së identitetit fizik të shqiptarëve dhe krimeve të tjera. Edhe Gjykata e Lartë në Beograd, njësia për krime lufte në rastin K-PO2, numër 48/ 10, në vitin 2000, kishte konfirmur ekzistimin e planit gjenocidial i zbatuar në Kosovë. Në aktgjykimin përkatës, ndër të tjera, thuhet se ky grup kriminal: “… kanë privuar nga jeta civilët, duke shtënë mbi ta me pushkët e tyre dhe pasi e kanë kryer pushkatimin, i akuzuar Milojko Nikoliç, duke shkelur mbi trupat e kufomave dhe të plagosurve ka therrur dhe ka vërtetuar kush nga të pushkatuarit po jep shenjë jete…”!
Sot, sërish, pyesim, në rast se, krimineli serb, Nikoliç, apo cilido nga ata të tjerët sikur ai, i ka therrur dhe, pastaj e ka vërtetuar nëse, asaj të shtune me kob, datë 17 prill 1999, ende ishin të gjallë edhe, Lirie Muçolli foshnjë, gjashtë muajsh dhe Qëndrim Muqolli tetë muajsh, kur në masakrën serbe në Poklek u masakruan, u dogjën 54 veta, ndër ta, 23 fëmijë? Sa vite do t’i kishin sot, 1432 fëmijë shqiptarë, ata shpirtëra, të vrarë dhe të zhdukur në gjenocidin serb, të masakruar së bashku me nënat e tyre, sikur edhe Diturie Deliu pesëjavshe, fëmijët e familjës Jashari dhe kështu me radhë?
Apo, me çfarë t’i krahasojmë gratë shqiptare shtatzënë, të cilave, u është nxjerrur me thikë fëmija nga barku, pastaj, të vrarëve, të cilëve, u është nxjerrur zemra, vrasjet, dëbimet masive, si dhe, përdhunimi, në masë, i motrave tona nga barbarët serbë? E tillë ishte dhe, edhe sot, është Serbia Ruse, shtet dhe popull i cili, hapur, e rrezikon paqën, sigurinë, jo vetëm në Veri të Kosovës! Serbia po armatoset, po përgatitet për luftë dhe jo për paqe. Të gjithë ata, pra, edhe diplomatë evro-perëndimor, të cilët mendojnë ndryshe, madje, të cilët, po e përkrahin Serbinë, janë në lajthitje historike!
Mbi këtë pikëvështrim, më lejoni të veçoj, disa thekse nga Kapitulli i IX-të i librit të profesor Arsim Bajramit, që mban titullin, Themelimi i Gjykatës Speciale, si tendencë politike e relativizimit të gjenocidit serb në Kosovë. Themelimin e Gjykatës Speciale, autori e kupton, si tendencë politike të relativizimit të gjenocidit serb në Kosovë, akt politik. Ngritjen e aktakuzës, kundër krerëve, çlirimtarëve të UÇK-së duhet kuptuar si, një mashtrim të madh, të Raportit të Dick Martyt, konspiracion politik serbo – rus, ndaj shtetit të Kosovës, madje, edhe përpjekje për ta rishkruar historinë e luftës së Kosovës 1998-1999. Ndaj, meqë, fabrikimi i gënjeshtrës së shekullit, të Dick Marty dhe në bashkëpunim me aleatët e tij, Serbinë dhe Rusinë, doli të jetë një falsifikim monstruoz, një “përrallë e frikshme”, do të thoshim, “përrallë e Verdhë”, atëherë, Asambleja e Përgjithshme do të duhej ta miratonte një Rezolutë të re, me të cilën do të distancohej nga Raporti i Dick Martyt, posaçërisht, për mashtrimin, falsifikimin e Martyt për gjoja, “ trafikim” të organeve njerëzore! Profesor Bajrami, udhëzon që, Kuvendi i Kosovës të miratojë një Rezolutë në të cilën, do të kërkojë nga Këshilli i Evropës, distancim nga mashtrimet, falsifikimet e komplotistit, Dick Marty dhe të shtetit serb! Dick Marty, duhet të ndiqet penalisht nga gjyqësia e Kosovës, njëjtë edhe shteti serb, nga gjyqësia ndërkombëtare!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa, duke krijuar aleancë ushtarake dhe diplomatike me NATO-n dhe me ShBA-të, ka zhvilluar luftë çlirimtare, të njohur, të pranuar, të përkrahur, të mbështetur ndërkombëtarisht, me të gjitha ligjet e luftërave të drejta, mbrojtëse, pra, edhe me kodet e traditës dhe të kulturë shqiptare. Themeluesit, prijësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa prej të cilëve, padrejtësisht, nuk janë në Kosovë, i dolën përballë historisë, e përcaktuan drejtimin e saj, të ardhmen e lirisë së Kosovës! Në mënyrë të veçantë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, secili luftëtar i saj i bekuar, është vënë në mbrojtje të secilit banor paqedashës të Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, duke përfshirë, edhe serbët kosovarë. Ky fakt, para qytetërimeve të shekullit XXI, luftën e popullit të Kosovës, nën drejtimin e çlirimtarëve tanë, e bën edhe më fisnike, përherë të lavdishme.
Libri i prof. Arsim Bajramit, dëshmon se, e ardhmja nuk mund të ndërtohet pa të kaluarën, në rastin tonë, pa kultivimin, afirmimin dhe mbrojtjën e vlerave më sublime të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të lirisë. Vlerat e luftës çlirimtare të popullit tonë, na forcojnë bindjen se, vendi ynë, Republika e Kosovës, pikërisht, përmes luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte dhe është, krenaria, dinjiteti, nderi shqiptar!