Studimi: Bërja e një tatuazhi është rrezik shëndetësor
Ngjyra nuk është e vetmja gjë që mbetet kur bëni një tatuazh. Tani, një studim i ri ka zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike.
Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Francë, zbuluan se nikeli dhe kromi, ‘shkarkohen’ nga gjilpëra e tatuazhit kur përdoret një pigment i caktuar.
Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra të ndritshme si blu, jeshile dhe e kuqe, transmeton “TCh”.
Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë reagime të këqija ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme shëndetësore të metaleve, potencialisht toksik, të shkaktuar nga tatuazhet.
Një studim i vitit 2015 i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut anketoi 300 persona me tatuazhe dhe më shumë se 10 për qind raportuan se pësuan një reagim të fortë alergjik.
Fillimisht shumica e ekspertëve fajësuan bojërat, por ekipi në ESRF zbuloi se grimcat metalike ishin në nyjet limfatike të njerëzve me tatuazhe dhe po përpiqeshin të gjenin një lidhje.