Studimi: Dy në tre persona i lexojnë lajmet në celular
Lajmet online lexohen edhe në ekranet e kompjuterëve dhe tabletave, por mjet i preferuar është telefoni celular, sipas “Digital News Report 2019”, që shqyrtoi 38 vende në gjashtë kontinente.
Studimi tregon se mesatarisht në botë dy njerëz nga tre (66%) lexojnë lajmet në smartfonët e tyre.
Në shumë vende, smartfoni është mjeti me të cilin mund të lexohen lajmet e para të mëngjesit.
Sipas studimit një në tre persona (33%) lexon lajmin e parë në “Facebook”, 8% në “WhatsApp” dhe 5% në “Instagram”.
Në botë, tema e lajmeve të rreme që qarkullojnë në “Facebook” ka penalizuar përdorimin e medieve sociale si një burim lajmesh.
Përqindja e atyre që lexojnë lajmet nga “Facebook”-u ka shënuar rënie në 36% (ishte mbi 40% në 2015), ndërsa përdorimi i “WhatsApp” rritet në 16% dhe ai i “Twitter” mbetet pothuajse i qëndrueshëm në 10%, ndërsa “Instagram” shënon rritje në 9%, “Messenger” 8%, dhe “Snapchati” me 3%./ATA/