Studimi francez: Edhe personat me simptoma të buta të Covid-19 krijojnë antitrupa
Personat që kanë patur simptoma të buta të koronavirusit mund të zhvillojnë antitrupa, sipas një studimi francez që jep shpresë se të mbijetuarit mund të krijojnë imunitet. Studiuesit analizuan gjakun e 160 personave, staf mjekësor, të cilët e kishin kaluar virusin në formë të lehtë dhe që nuk kishin nevojë për kujdes spitalor.
Ata zbuluan se 99.4 përqind e tyre kishin antitrupa ndaj virusit, 13 ditë pas simptomave të tyre. Antitrupat kishin aftësinë të ‘neutralizonin’ ose të vrisnin virusin, që bëheshin më të fortë disa javë pas infeksionit.
Studimi francez vjen pasi disa hulumtimeve të mëparshme që treguan se personat me simptoma të buta kishin nivele të ulëta antitrupash.
‘Aktiviteti neutralizues është i pranishëm shumë më vonë sesa shfaqja e antitrupave dhe kjo është inkurajuese. Megjithëse nuk është demonstruar ende, disa linja provash sugjerojnë se prania e antitrupave neutralizues mund të shoqërohet me imunitetin mbrojtës për infeksionin Sars-CoV-2″, tha Olivier Schwartz, një nga studiuesit kryesorë.