Studimi: Gratë janë më të mira se burrat në përballimin e punës me turne
07 shtator 2020
| 10:45
Studiuesit bëjnë me dije se gratë janë më elastike për t’u përshtatur me ndryshimin e orareve. Prandaj ato janë më produktive edhe për sa i përket punës me turne sepse orët e tyre të trupit janë vendosur ndryshe nga burrat.
Autori i studimit Sean Anderson ka thënë: “Sipas hulumtimit që ne kemi kryer, rezulton se femrat janë më elastike ndaj ndryshimit të orareve, prandaj ato e kanë më të thjeshtë që të përshtaten me punën me turne ose për udhëtime në distanca të gjata. Njëkohësisht gratë priren të jenë më aktive dhe produktive gjatë ditës”.