Studimi i fizibilitetit për ngrohjen e qytetit të Drenasit në fazën finale
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me menaxherin komunal për energji, Afrim Prokshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “IPF 10 Planet”, Rainer Bahnmuller, ekspertin për sistemin për energji solare, Christian Holter dhe Avni Sfshita, koordinator i projektit në kuadër të GIZ-it.
Nënkryetari Shala ka falënderuar përfaqësuesit e këtij projekti për punën dhe angazhimin e tyre për hartimin e studimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore të qytetit, e cila është e rëndësishme për Drenasin.
Shala ka kërkuar nga përfaqësuesit e kompanisë për studimin e fizibilitetit për ngrohjen e qytetit që ta njoftojnë se deri ku kanë shkuar fazat e përgatitjes se këtij projekti.
Ndërsa përfaqësuesit e kompanisë në djalë kanë njoftuar nënkryetarin Shala, se studimi i fizibilitetit për ngrohje qendrore për qytetin e Drenasit, është duke shkuar në fazën finale, dhe janë duke e trajtuar skenarët mundshëm për gjetjen e burimit të energjisë për këtë qëllim dhe kanë mbetur edhe përllogaritjet e kostos së këtij projekti, pasi që ende janë në fazën e përcaktimit të llojit të burimit të energjisë që do të përdoret për këtë projekt, dhe njëherti prezantuan skenarët e mundshëm që burimi i energjisë që përdoret, të jenë kolektorët solar si burim i energjisë së ripërtërishme.
Pas takimit, nënkryetari Shala me përfaqësuesit e kompanisë, kanë dalë edhe në terren për të vizituar dy lokacionet që u konsideruan mjaftë të përshtatshme për këtë qëllim dhe kosto për ngrohje qendrore do të jenë zero të konsumit të energjisë, sepse e gjithë energjia për ngrohje do të përfitohet nga kolektorët solar.
Nënkryetari Shala ka thënë se Komuna e Drenasit do të shikojë pronësitë e këtyre lokacioneve dhe do të konsultohen me dokumentet strategjike të komunës, me PZhK-në dhe HZK-në dhe pastaj do të njoftojnë përfaqësuesit e kompanisë për të finalizuar studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore.