![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/2C6D5D3A-5C2A-48DD-BF31-C8FFC57C4483.jpeg)
Studimi i fizibilitetit për Ujmanin ende në pritje
Pika më e kontestuar në Kosovë nga marrëveshja e Uashingtonit ende nuk ka nisur të zbatohet në praktikë. Studimi i fizibilitetit për Ujmanin, bazuar në këtë marrëveshje, do të kryhet nga ekspertë amerikanë të Departamentit të Energjisë “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.
Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, konfirmuan për “Radion Evropa e Lirë” se ky proces nuk ka nisur ende.
“Deri tash, ministrit Blerim Kuçi i është dorëzuar nga Sekretari i Departamentit të Energjisë në SHBA, një letër ku tregohet në lidhje me këtë studim, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë nga ky departament”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit janë zotuar që të sigurojnë bashkëpunimin e nevojshëm për Departamentin e Energjisë së SHBA-së dhe njësive tjera të Qeverisë amerikane, duke krijuar grupin punues për studimin e fizibilitetit.
“Ky grup është në proces të konsolidimit”, deklaruan nga zyra për komunikim me publikun e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, pa dhënë detaje shtesë.
Më 20 tetor, një ditë pasi Qeveria e Kosovës miratoi Planin e zbatimit të marrëveshjes së Uashingtonit, në Kosovë qëndroi një delegacion amerikan i udhëhequr nga zëvendës ndihmësi kryesor i Sekretarit për Energji të Shteteve të Bashkuara, Matthew Zais, e ku njëra nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte studimi i fizibilitetit për Ujmanin.
Në delegacionin amerikan ishin edhe dy ekspertë, njëri i energjisë dhe njëri i ujërave, që të dy nga Laboratori Kombëtar i Paqësorit Veriperëndimor afër Siatëll.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/fizibiliteti-liqeni-i-ujmanit-/30948901.html