Studimi i fundit: Akullnajat po shkrihen me shpejtësi të madhe
Akullnajat po tkurren me shpejtësi të madhe, ka konfirmuar një studim i ri.
Nga viti 2000 deri në 2019, akullnajat në botë humbën mesatarisht 267 miliardë ton akull çdo vit – mjaftueshëm për të zhytur të gjithë sipërfaqen e Zvicrës nën gjashtë metra ujë, tha studimi.
Shkalla e humbjes së akullit është rritur me rreth 30 për qind gjatë 20 viteve të fundit, sugjeron studimi.
Gjetjet sugjerojnë se akullnajat kanë humbur rreth 4 deri në 5 për qind të vëllimit të tyre të përgjithshëm në 20 vitet e fundit, tha autori kryesor i studimit për The Independent.
Sidoqoftë, disa akullnaja janë duke u shkrirë shumë më shpejt se sa të tjerat, shtoi ai. Për shembull, akullnajat në Alpet Evropiane kanë humbur rreth 30 për qind të vëllimit të tyre të përgjithshëm në dy dekadat e fundit.
Shkencëtarët gjithashtu përdorën të dhënat e tyre për të vlerësuar se si humbja e akullit mund të kontribuojë në rritjen globale të detit, e cila paraqet një kërcënim të madh për popullatat e vogla ishullore dhe bregdetare.
Rezultatet tregojnë se humbja e akullit nga akullnajat bëri që nivelet globale të detit të rriteshin me 0.74 mm çdo vit midis 2000 dhe 2019.
“Rezultatet e tyre tregojnë, që nuk duhet të jetë befasi për askënd, se humbja e masës së akullnajave në të gjithë botën është përshpejtuar gjatë dy dekadave të fundit në përgjigje të një planeti që po ngroh”, tha ai.