Studimi i Harvard: Distancimi social mund të zgjasë deri në vitin 2022
Karantina globale e filluar në Mars të këtij viti në Europë dhe në një pjesë të mirë të vendeve të botës, për shkak të COVID 19 ka mundësi të vazhdojë deri në vitin 2022. Këto janë përfundimet e një studimi të botuar në revistën Science, nga shkolla e Shendetit Publik T.H. Chan në Universitetin e Harvardit. Siapas studimit, masat distancuese sociale do të vazhdojnë deri në vitin 2022 me shkëputje të vogëla kohore, ndërsa pa ilaçe specifike dhe pa një vaksinë ajo mund të zgjasë deri në vitin 2025.
Të gjitha simulimet të bazuara dhe në rezultate matematikore tregojnë se ekziston mundësia që infeksioni të rifillojë sapo të hiqen masat kufizuese. Faktori i antikorpeve mbetet ende i panjohur, dhe është e vështirë të parashikosh të ardhmen e afërt për racën njerëzore. Një faktor vendimtar që mbetet akoma i panjohur është dhe kohëzgjatja e antikorpeve në trupin e njeriut të të shëruarve nga COVID 19.
Kjo është arsyeja se përse studiuesit kërkojnë që urgjentisht të kryhen studime serologjike mbi popullatën për të parë dhe imunitetin e popujve dhe se si reagojnë ata ndaj virusit.
Italia fillon analizat e Imunologjise së pupullatës
Italia fillon analizat e Imunologjise së pupullatës. Rreth dyqind persona janë të parët që po testohen në Milano, pjesë e një programi që do të shtrihet në të gjithë Italinë.