Studimi: Ka 30 lloje të koronavirusit

22 prill 2020 | 09:30

Mund të ketë më shumë se 30 lloje të ndryshme të koronavirusit, është nxjerrë përfundimi në një studim që është zhvilluar te pacientët në Kinë.

Shkencëtarët e Universitetit Zhejiang studiuan një numër të vogël të pacientëve me koronavirus dhe zbuluan dhjetëra mutacione , 19 prej të cilave nuk ishin parë kurrë më parë.

Disa mutacione rritën aftësinë e virusit për të pushtuar qelizat në trup, të tjerët ndihmuan që sëmundja të shumëfishohej më shpejt.

Shtamet më vdekjeprurëse ishin gjenetikisht të ngjashme me ato që janë përhapur në Evropë dhe në New York, njoftoi South China Morning Post.

Autorët thonë se studimi i tyre i bazuar në vetëm 11 pacientë tregon se mutacioni mund të ndikojë në ashpërsinë e sëmundjes.

Ata besojnë se këto mutacione mund të jenë arsyeja e numrit të madh të vdekjeve në Evropë dhe New York.

Ende nuk është e qartë pse versioni agresiv i COVID-19 u përhap në Evropë dhe në SHBA mori goditje nga një version më i butë.

Por shkencëtarët thonë se viruset kanë pësuar mutacion të vazhdueshëm për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia dhe Spanja janë dy nga vendet më shumë të…