Studimi: Masat drastike evituan 120 mijë viktima në Europë
Masat drastike për karantinim dhe izolim social në Evropë për të frenuar përhapjen e koronavirusit mund të kenë evituar 120 mijë viktima.
Sipas kërkimit të fundit të Imperial College i Londrës dhe i publikuar nga OBSH këto shifra i referohen vetëm 11 vendeve të BE, mes të cilave Italia, Britania, Franca, Spanja, Gjermania.
Sipas kreut të studimit Samir Bhatt pedagog në Shëndetin Publik, masat e marra nga qeveritë kanë rezultuar mjaft domethënëse, pasi kanë shpëtuar jetë dhe është evituar kolapsi i sistemit të shëndetësisë brenda pak orëve.
Megjithatë studimi në fjalë ka bërë edhe parashikime të tjera duke u bazuar në statistikat e sistemeve sanitare të vendeve të marra në analizë dhe del në konkluzionin se në 28 Mars mendohet se në 11 vendet evropiane janë të infektuar deri në 43 milionë banorë, ku vetëm në Itali saktësohet se mund të jetë prekur 9.8% e popullsisë, rreth 5.9 milionë banorë.
Grafikët e studimit të grupit të Imperial College të Londrës, që është ndër më të prestigjiozët në botë në kërkim shkencor dhe statistika përkatëse, rezulton se Italia dhe Spanja në fund të pandemisë, kur të nxirren konkluzionet, do kenë qenë vendet më të prekura me miliona të infektuar. Dhe në mes të komunitetit shkencor ky studim ka hasur në skepticimin e mjaft ekspertëve./tvklan/