Studiues dhe njohës të historisë mblidhen në një konferencë shkencore në Prishtinë

25 shkurt 2025 | 08:43

Instituti Albanologjik në Prishtinë, gjegjësisht Dega e Historisë organizon konferencën shkencore me temën “Kosova gjatë shekullit XIX: një vështrim mbi dinamikat sociale”.

Studiuesit dhe njohësit e historisë që do të marrin pjesë në këtë konferencë shkencore janë: Nehat Krasniqi, Ibrahim Gashi, Ardian Muhaj, Memli Krasniqi, Rezart Mezani, Fahri Avdija, Besart Neziri, Hasan Bello, Nuridin Ahmeti, Mead Osmani, Xhafer Sadiku, Besnik Emini, Shpend Avdiu, Behar Kaceli, Zekirja Shabani, Gentrit Smakaj dhe Faton Pllana.

Ky aktivitet i rëndësishëm shkencor do të mbahet më 25 shkurt, 2025, nga ora 10:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telashet në familje nuk kanë të ndalur. Çdo ditë në…