“Studiuesi persian i mjekësisë shpiku metodën e izolimit”, Rama: Ja si lindi karantina

12 prill 2020 | 11:26

Teksa vendi ndodhet në izolim, për shkak të masave të masa kundër koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij të ‘Facebook’ një mesazh, teksa tregon se si lindi karantina.

Rama shkruan se ka qenë pikërisht studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina, i cili dyshoi për disa sëmundje që përhapeshin nga mikroorganizmat, ndërkohë që shpiku më pas metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Ndaj edhe këtë metodë ai e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

Postimi i Ramës:

? JA SI LINDI KARANTINA

Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.
Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.
Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna⭐️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë biznese, konkretisht industria e prodhimit në Kosovë, ka zvogëluar…