Studiuesit italianë zbulojnë një rrjet liqenesh me ujë të kripur në planetin Mars, mundësi për…
29 shtator 2020
| 13:15
Ekziston një rrjet i liqeneve të kripura nën akullin e polit të jugut të Marsit, i cili mund të ndihmojë në rishkrimin e historisë së klimës në planetin e kuq dhe hedh dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës.
Rreth liqenit të zbuluar në vitin 2018 nga një grup italian, në fakt, janë zbuluar edhe tre të tjerë, të përshkruar në revistën Nature Astronomy nga të njëjtët autorë të studimit të parë.
Liqenet e reja u zbuluan gjithashtu me radarin Marsis, të furnizuar nga Agjencia Italiane e Hapësirës për misionin Mars Express të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
“Krahasuar me 2018 ne kemi zgjeruar në masë të madhe zonën e studimit dhe kemi përdorur një metodë të ndryshme të analizës, tani të dhënat tregojnë se ekziston një sistem më i madh uji. Fakti që ka struktura hidrologjike komplekse sugjeron se mund të ketë edhe të tjerë”, tha Elena Pettinelli.