Studiuesit: Koronavirusi ka filluar në fund të 2019-s

06 maj 2020 | 07:59

Studiuesit anglezë, bazuar në analiza gjenetike, të 7 600 qytetarëve në gjithë botën, pretendojnë se koronavirusi ka filluar në fund të 2019-s dhe u përhap shpejt prej infektimit të parë.

Studiuesit e Institutit Gjenetik të Kolegjit Universitar të Londrës kanë parë edhe mutacionet që ka pësuar koronavirusi gjatë shpërndarjes nëpër vende të botës.

Udhëheqësi i këtij studimi, Francois Balloux, ka deklaruar se 10 % e popullsisë së botës mund të jetë ekspozuar si dhe thotë se Sars-Cov2 është në ndryshim e sipër, por kjo nuk do të thotë se po përkeqësohet.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate sot ka humbur aktivistin e devotshëm, Çerkin Dobruna,…