Studiuesja e gjuhës Yllka R. Imeri ka botuar librin “Rep Music Language”
Më 19 nëntor të këtij viti është botuar libri “Rep Music Language” i autores Yllka R. Imeri nga shtëpia botuese “Lambert” në Gjermani.
Libri është studim gjuhësor në fushën e Fonetikës.
Libri “Rep Music Language” është në gjuhën angleze. Objekt studimi i këtij libri është gjuha e repistëve.
Imeri është asistente e regullt në Fakultetin e Filologjisë në degën e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Gjakovës. Për autoren ky është libri i saj i dytë në karierën e krijuar deri më tani.
Autorja ka theksuar se studimi ka për qëllim: transkriptimin e këngëve, aktin e veçantë të komunikimit, ndikimin e gjuhëve të huaja në tekstet e kënduara.
E veçanta e këtij punimi është studimi i Trokut dhe Morave që i përkasin fushës Fonetike.
Studimi i autores Imeri trajton mjetet gjuhësore të përdorura për tekstet e këtyre këngëve.
Në kuadër të këtij studimi trajtohen elementet fonetike dhe fonologjike përfshirë elementet mbisegmentore, por edhe tërësinë e varieteteve të shfrytëzuara.