Studiuesja serbe: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia
09 qershor 2024
| 14:25
Studiuesja serbe, Maja Bjellosh nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd, ka analizuar se anëtarësimi eventual i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) “nuk varet më nga Serbia”, teksa ka rikujtuar përmbajtën e Nenit 4 të Marrëveshjes së Brukselit (2023).
Ajo ka vlerësuar se “është e trishtueshme të shohësh se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është bërë çip për ryshfet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, teksa e ka quajtur si “pilulë të hidhur që mund t’u shitet serbëve në Kosovë në këmbim të de facto njohjes së Kosovës”, ka cituar “Radiokim“.
Për të, Asociacion është veçse një hap i mëtutjeshëm në integrimin e serbëve në sistemin politik dhe juridik të Kosovës.