Stuhi bore në ShBA

22 janar 2025 | 08:11

Një stuhi e rrallë dimri ka “pushtuar” shtetet jugore të SHBA-së përgjatë Gjirit të Meksikës, duke sjellë borë të dendur dhe erë të fortë, në një zonë ku fenomene të tilla moti janë të rralla, ndërkohë që shumica e pjesës tjetër të vendit mbetet nën temperatura të acarta.

Një stuhi bore goditi Florida Panhandle të martën me reshje rekord të borës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Bora u zhvendos nga Luiziana ku New Orleans theu rekordin e tyre të borës të të gjitha kohërave me disa centimetra shtresë.

Së bashku me borën, pritej një përzierje e shiut të ftohtë dhe shiut të ngrirë.

Moti i ftohtë i pazakontë përshtetin e Floridës do të marrë fund të mërkurën kur pritet një ngrohje graduale.

“Kjo stuhi është e paprecedentë për gjerësinë dhe shtrirjen e saj; ne thjesht nuk kemi asgjë me të cilën mund ta krahasojmë. Kjo do të hyjë në histori si stuhia e Gjirit të vitit 2025”, tha meteorologu Ivan Cabrera.

https://twitter.com/OCSOALERTS/status/1881768890331775310

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje  më 21 janar janë bërë 19 vjet nga vdekja…