Stuhi bore, përplasen 100 makina në Kazakistan (Video)

04 janar 2025 | 01:48

Rreth 100 automjete janë përfshinë në një aksident në Kazakistan në rrugën Astana-Shchuchinsk në rajonin Akmola. Përplasja ka ardhur si pasojë e një stuhie bore dhe deri më tani nuk ka informacione për viktima apo persona të lënduar.

Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 13:30 të datës 3 janar mes fshatrave Kogam dhe Karatal të rrethit Birzhan sal. Policia ka thënë se evakuimi i automjeteve është duke vazhduar dhe se në vendngjarje ndodhet edhe personeli i shërbimit të urgjencës.

Sipas KazAvtoJol, operatori kombëtar për menaxhimin e autostradave, mosrespektimi i kufijve të shpejtësisë dhe distancës së sigurtë ka çuar në përplasjen masive. Rreth 22 mjete rrugore dhe dy traktorë ndodhen në vendngjarje dhe qarkullimi është i kufizuar për të gjitha llojet e mjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka marrë pjesë…