Stuhi e madhe bore në ShBA, veturat bllokohen në autostradë

04 janar 2022 | 15:26

Qindra drejtues të automjeteve kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 15 orë në një segment prej rreth 80 kilometrash në autostradën 95 në Virginia të ShBA-së, pasi një stuhi solli të reshura të borës prej së paku 28 centimetrash, duke shkaktuar një aksident me gjashtë kamionë.

Trafiku është bllokuar të hënën pasdite pas aksidentit me kamionë në autostradën më të rëndësishme veri – jug të Bregdetit Lindor dhe lëvizja u bë e pamundshme pas rënies së gati 30 centimetrave borë, shkruan “Daily Mail”.

Të martën në mëngjes, autoritetet ende ishin duke bërë përpjekje për të arritur te automjetet e përfshira në aksident, raportoi agjencia “AP”.

Disa orë kaluan, ndërsa qindra drejtues automjetesh të zhgënjyer njoftonin përmes rrjeteve sociale se po mbeten pa karburant, ushqim dhe ujë.

Video: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reality-show, “Big Brother Albania VIP” tashmë është kthyer në një…