Stuhi në Holandë, anulohen 300 fluturime
Aeroporti Ndërkombëtar i Amsterdamit ka anuluar 300 fluturime dhe hekurudha holandeze ka ndaluar të gjithë trenat në Holandën veriore të mërkurën në mëngjes pasi një stuhi e ka goditur vendin.
Uljet dhe ngritjet e avionëve janë vështirësuar për shkak të erës së fortë. Sipas një zëdhënësi të aeroportit, situata mund të përkeqësohet dhe numri i fluturimeve të anuluara mund të rritet më tej.
Instituti kombëtar meteorologjik ka shpallur një alarm të kuq të koduar në tre provinca pasi “Storm Poly” ka goditur vendin me shi të dendur dhe erëra të fuqishme.
Një stuhi e re, në perëndim të Amsterdamit është regjistruar me shpejtësi pak më shumë se 145 kilometra në orë, ka thënë instituti.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Mediat holandeze kanë treguar fotografi të pemëve të shkulura dhe “dhe të paktën një kamion të rrëzuar në Amsterdam, Hagë dhe qytetin e Haarlemit, ndërsa stuhia po kalonte gjatë orës së ngarkuar të mëngjesit”.
Aeroporti i Amsterdamit “Schiphol” është një nga qendrat më të ngarkuara të aviacionit në Evropë.
Stuhia pritet të shpërthejë në të gjithë Holandën më vonë të mërkurën dhe në Danimarkë dhe Gjermani./A2news