Stuhi të forta përfshijnë Junikun
Komuna e Junikut ka bërë me dije se është përfshirë nga stuhi të forta pasditen e sotme, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës dhe dëme në rrjetin energjetik, probleme të cilat Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me kompaninë KESCO është duke munduar t’i evitojë.
“Mirëpo mbetet shqetësuese siguria e qytetarëve për çka komuna e Junikut i lut qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vetëm në raste emergjente të i ekspozohen hapësirave të hapura që përbëjnë rrezik për ta. Komuna e Junikut respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarë. Lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm. Kontakti emergjent: 049/760-268 dhe 049/760-288”, ka njoftuar Komuna e Junikut.
https://www.facebook.com/KomunaJunik/photos/a.612756482113578/2663763383679534/?type=3&theater