Stuhia e dëborës “godet” jugun e SHBA, anulime masive fluturimesh

22 janar 2025 | 00:02

Një stuhi e rrallë dimërore ka përfshirë pjesë të jugut të SHBA-së, duke shkaktuar mbylljen e autostradave dhe aeroporteve në Teksas.

Temperaturat pritet të bien shumë nën mesataret e janarit dhe mund të tejkalojnë nivelet më të ulëta rekord që shtrihen nga bregu në Luginën e Tenesit.

Guvernatorët e disa shteteve, përfshirë Luizianën, Misisipin dhe Alabamën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme si përgjigje ndaj të ftohtit të pazakontë.

Stuhia filloi në Teksas të hënën në mbrëmje dhe parashikohej të përhapej drejt lindjes deri të mërkurën në mëngjes përgjatë Interstate 10, një autostradë kryesore në rajon.

Moti ekstrem, pjesë e një mase ajri shumë të ftohtë që ka zbritur në jug dhe lindje të SHBA-së, parashikohet të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve në vijim.

Shumë sisteme shkollore anuluan mësimet dhe tre aeroporte në Hjuston pezulluan operacionet e fluturimit. Më shumë se 2,000 fluturime brenda SHBA-së u anuluan të martën dhe 13,000 të tjera u vonuan, sipas gjurmuesit në internet Flight Aware.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra,…