Stuhia e dëborës paralizon Bosnjen, pa energji një pjesë e madhe e vendit

24 dhjetor 2024 | 21:27

Një stuhi e madhe dëbore ka lënë pa energji dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje në prag të Krishtlindjeve dhe ka shkaktuar kaos në trafik.

Stuhia ka shkaktuar dëme në të gjithë Ballkanin, nga rrëshqitjet e borës duke mbyllur autostradat në Kroaci dhe gjithashtu kanë ndikuar në udhëtimet në Serbi.

Lëvizja e automjeteve të rënda është ndaluar në të tre vendet dhe trenat janë ndalur në disa pjesë të Bosnjës.

Kompania shtetërore e energjisë e Bosnjës tha se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë” në disa zona, pasi bora e madhe rrëzoi linjat e shpërndarjes.

Dhjetra automjete mbetën të bllokuar në dëborë për 10 orë në pjesën perëndimore të vendit gjatë natës përpara se të mund të vazhdonin udhëtimet e tyre, njoftoi televizioni lokal N1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa vajza dhe gra kanë denoncuar tek autoritetet policore se…