Stuhia e erës në SHBA: 8 viktima nga përplasja e 22 makinave
Tetë persona kanë humbur jetën pas përplasjes së 22 makinave si pasojë e një stuhi ere në një autostradë të Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një stuhi rëre që goditi Millard County shkaktoi tetë viktima, përfshirë fëmijë dhe disa shoferë, në një përplasje makinash,” tha Departamenti i Sigurisë Publike në Utah në një deklaratë.
Shumë nga të plagosurit janë dërguar në spitale, tre prej tyre në gjendje kritike. Imazhe të rënda nga vendi i aksidentit tregonin shumë mjete me rimorkio të përfshira në aksident dhe gjithashtu vetura pasagjerësh të dëmtuara nga përplasja, shkruan abcnews.al. Të paktën një prej automjeteve kishte dyert e pasagjerëve të shkatërruara.
Një stuhi me erëra të forta ishte raportuar dje pasdite në Kanosh. Aksidenti vjen në kohën kur shteti i Utah po përjeton një thatësirë ekstreme.
Autoritetet thanë se identitetet e viktimave nuk do të publikohen deri 24 orë pas njoftimit të familjarëve.