Stuhia e fortë godet Malin e Zi, raportohet për dy viktima
02 korrik 2024
| 21:27
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Malin e Zi me shira të dendur dhe erëra të forta.
Dhjetëra pemë u rrëzuan, teksa era mori me vete çadra plazhi, tjegulla dhe objekte të tjera të forta.
Sipas mediave malazeze, si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një punëtor i vinçit në një kantier ndërtimi si dhe një person që u godit nga rrufeja në Lushticë.
Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, fuqia e erës arriti në 200 kilometra në orë.